Google ADS

“Ndërkombëtarët e dinë përfshirjen e shtetit serb në sulmin në Bansjkë”, Konjufca: E padrejtë që jemi nën sanksione

12:59 | 9 Shtator 2024
E.H

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është në dijeni që Serbia qëndron mbrapa grupit serb që e kreu sulmin terrorist me 24 shtator në Banjskë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, Konjufca tha se informata që janë nxjerrë nga sulmi i Banjskës deri tani janë të ndjeshme dhe se nuk duhet të bëhen të ditura në shumë detaje për opinionin e gjerë.

“Ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e dijnë që mbështetja e shtetit serb mbrapa grupit serbë është pa kurrfarë dilemash. Kaq dimë edhe ne se e kanë të saktë informatën për nivelin e përfshirjes së shtetit serbë për sulmin e 24 shtatorit, po shohim diskrepancë mes nivelit të informatave që i kanë dhe pastaj veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare, kjo është e çuditshme edhe e padrejtë që jemi nën sanksione kurse shteti serb nuk ka ndonjë pasojë sa i përket kësaj edhe pas këtyre informatave”, ka thënë Konjufca./arbresh.info

Lexo edhe:

Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, arkivolin e pati kur ndodhi sulmi në Banjskë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme