Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka uruar nxënësit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025.
Me anë të një postimi në Facebook, Balluku ka falënderuar punonjësit e sistemit arsimor, përcjell Arbresh.info.
“Sot, është një ditë e veçantë e me plot emocion për çdo fëmijë e prind dhe në veçanti për ata të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Një falënderim me zemër në ditë si kjo, shkon për çdo punonjës të sistemit arsimor, për punën e palodhur dhe kontributin e çmuar që japin çdo ditë në edukimin e brezave të rinj. Çdo mësues i këtij vendi ka të gjithë mirënjohjen tonë, teksa çdo ditë përpiqemi të bëjmë më të mirën për të garantuar kushte më të mira për arsimimin e fëmijëve tanë”, ka shkruar Balluku.
Sipas saj, sot shkollat në Shqipëri janë të reja dhe të rinovuar sipas standardeve më të larta.
“Sot, Shqipëria në çdo cep të saj, ka shkolla të reja apo të rikonstruktuara sipas standardeve më të larta, me klasa , laboratorë e ambiente rekreative, por sot disa nga shkollat anembanë vendit po rinovohen me parimin dhe standardet evropiane të efiçencës energjetike. MIE dhe AEE kanë një plan të plotë për projekte të ngjashme në vazhdim, duke garantuar ambiente mësimore optimale për fëmijët kudo në Shqipëri. Jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë, ndaj po punojmë çdo ditë e më shumë. Suksese e një vit sa më të mbarë shkollor!”, tha Balluku./Arbresh.info
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...