Tajfuni Yagi përfshin Vietnamin, 24 të vdekur dhe rreth 300 të lënduar

08:36 | 9 Shtator 2024
A Z

Tajfuni Yagi, më i forti i regjistruar në Azi këtë vit, ka lënë të paktën 24 të vdekur dhe 299 të plagosur në Vietnamin verior , i cili është përfshirë nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, thanë autoritetet të dielën vonë, duke paralajmëruar rrezikun e përmbytjeve të mëtejshme.

Tajfuni, i cili më parë goditi Kinën, arriti të shtunën në bregun verilindor të Vietnamit. Ai shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe dëmtimin e rrjeteve të telekomunikacionit në zona të ndryshme të vendit, veçanërisht në provincat Quang Ninh dhe Haiphong.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme