Shefi ekzekutiv i Grupit Volkswagen të Gjermanisë e ka përshkruar situatën në markën kryesore të kompanisë VW si “alarmante”, disa ditë pasi planet për shkurtime të shpenzimeve dhe mbyllje të mundshme të fabrikave në tregun e saj vendas shkaktuan zemërim te punonjësit.
Duke shkruar në edicionin e së dielës të gazetës Bild, Oliver Blume tha se nevojiteshin ndryshime rrënjësore për të siguruar mbijetesën e prodhuesit të makinave, shkruajnë mediate huaja, përcjell Telegrafi.
Më pak automjete po blihen në Evropë, tha Blume, ndërsa konkurrentë të rinj nga Azia po hyjnë në treg.
“Pitja është bërë më e vogël dhe kemi më shumë të ftuar në tryezë”, shtoi ai.
Industria evropiane e automobilave po përballet me sfida të paprecedentë, argumentoi Blume. “Dhe mjedisi ekonomik është përkeqësuar sërish, veçanërisht për markën VW”.
Pavarësisht rënies, Volkswagen nuk do të braktisë vendin e tij, premtoi Blume.
“Ne jemi të vendosur për Gjermaninë si një vend, sepse Volkswagen ka formuar breza të tërë. Ne kemi punonjës, gjyshërit e të cilëve kanë punuar gjithashtu në Volkswagen. Unë dua që edhe nipërit e tyre të mund të punojnë këtu”. /Telegrafi/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...