Kaliumi është një mineral thelbësor për organizmin.
Ai është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës, veshkave dhe organeve të tjera.
Kaliumi i lejon muskujt të lëvizin, nervat të transmetojnë mesazhet e trurit dhe veshkat të filtrojnë gjak.
Trupi duhet të ketë ekuilibrat e duhur të kaliumit që zemra të jetë e shëndetshme.
Mungesa E Kaliumit Dhe Depresionit
Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin rrezikun e depresionit dhe shqetësimeve nervore.
Sipas një studimi të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, një regjim ushqimor i pasur me kalium zbut simptomat e depresionit.
Gjetjet e studimit të publikuara në revistën britanike Për Ushqyerjen, konfirmuan se kaliumi është i nevojshëm për trajtimin e luhatjeve të humorit dhe se mungesa e tij lidhet fort me simptomat e depresionit.
Kaliumi Kundër Dhimbjeve
Mungesa e kaliumit shkakton nervozizëm, lodhje, plogështi të muskujve, kontraktime dhe dhimbje kronike.
Dhimbja me depresionin janë të ndërthurura ngushtë dhe intensifikojnë njëra tjetrën.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike janë tre herë më të rrezikuar nga problemet psikiatrike.
Kaliumi Dhe Serotonina
Studimet e publikuara në revistën Nature Neuroscience konfirmojnë se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të serotoninës.
Kaliumi lehtëson përdorimin e serotoninës nga truri.
Nëse një person depresiv ka ndjenja negative për veten dhe botën përreth, kaliumi aktivizon nervat që nxisin ndjenjat pozitive dhe të bukura.
Kjo është arsyeja përse edhe një ulje e vogël në nivelin e kaliumit në trup ndez ankthin.
Shkaktarët E Mungesës Së Kaliumit
Një nga shkaktarët më të mëdhenj të mungesës së kaliumit në trup është pirja e tepërt e pijeve të gazuara.
Prishja e ekuilibrave hormonalë mund të shkaktojë rënie të nivelit të kaliumit që nga ana tjetër nxit shfaqjen e depresionit.
Njerëzit që pijnë shumë kafe, alkol dhe hanë gjëra të kripura të përpunuara janë gjithashtu të rrezikuar nga mungesa e kaliumit.
Burimet Më Të Mira Ushqimore Të Kaliumit
Barishtet, patatet e ëmbla, kungulli i verdhë, kosi, salmoni, avokado, bananet, arrorët, agrumet, qumështi, kumbullat e thata, rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, karrotat dhe fasulet janë disa prej burimeve më të mira të kaliumit.
Kaliumi është një mineral që tretet në ujë, ndaj barishtet, karrotat dhe patatet duhen pjekur dhe jo zier për të marrë më shumë kalium.
Nëse ju do t’i zieni ato, atëherë duhet të siguroheni që ujin do ta përdorni për supë dhe nuk do ta hidhni.
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve/ Vëmendja në derbin I...
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrin...
Edhe Hoti uron Trumpin: Vetëm me SHBA-në, Kosova mund të lëv...
“E ardhmja do të jetë e zjarrtë”, Musk publikon foto me Trum...
Bëhet virale foto e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fito...
Shefja e BE-së uron Trumpin dhe e fton të punojnë së bashku