Google ADS

Ministri Peci viziton themeluesin e kompanisë për prodhimin e kamomilit dhe grurit në Istog

20:22 | 8 Shtator 2024
E.G

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar Viton Krasniqin, themeluesin e kompanisë lidere për prodhimin e kamomilit dhe grurit në Kosovë sipas standardeve europiane Organik dhe Bio-Suisse, Natyral Product SH.P.K. në Istog.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se kompania e Krasniqit kultivon rreth 180ha tokë të punueshme, shkruan Arbresh.info.

“Kompania e tij kultivon rreth 180ha tokë të punueshme, ku përfshihen:

110ha kamomil

8ha hithër, mentë, rozmarinë dhe sherebelë

60ha grurë

1.8ha dardha

1ha arra

0.50ha ftoj

Gjithashtu kujdesen edhe për fermën me rreth 2700-3000 pula dhe zogj.  “, ka thënë ai.

“Vitoni dhe kompania e tij janë një shembull i shkëlqyer i bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme që po sjell inovacion dhe cilësi të lartë në Kosovë.”, theksoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme