17 mjete lundruese janë bllokuar për shkak se lundronin jashtë kufirit të lejuar dhe se rrezikonin sigurinë e pushuesve.
Sipas Policisë kufitare dhe asaj detare, operacioni “Siguria Detare” ka vijuar edhe në fillimin e muajit shtator, kjo për shkak të fluksit të lartë të frekuentimit të plazheve.
Mjetet e bllokuara janë: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.
10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.
5 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.
Drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni./tch
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...