FFK përjashton Zhegrovën, Muslijen dhe portierin Muriç

13:39 | 8 Shtator 2024
E.H

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tre lojtar janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për shkak të thyerjes së rregullores.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme