Vengu: Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder

11:53 | 8 Shtator 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura të Shqipërisë për më shumë se shtatë vjet janë në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Me anë të një postim në Facebook, ai i ka falënderuar për punën dhe angazhimin ushtarët.

“Ekspertët tanë të EOD (Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Rrezikshme) janë angazhuar në mbrojtjen e kufijve lindorë të Aleancës, duke kontribuar në forcimin e sigurisë në Camp Adazi, Letoni. Krenarë për sakrificën e major Klodian Tanushit dhe nëntetare Zarife Hasanajt, të cilët ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder”, ka thënë Vengu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme