SBASHK-u mirëpret vendimin për njohjen e stazhit

12:38 | 14 Janar 2016
Arbresh.info

SBASHK-un,i është gëzuar vendimit të Qeverisë për njohjen e stazhit të punës për të gjithë mësimdhënësit e arsimit, të cilit do të marrin pensionin aktual prej 158 eurosh.

Dialogu dhe vullneti i përbashkët sjellin marrëveshje Problem i nisur në prillin e vitit të kaluar rreth pensioneve të mësimdhënësve të Kosovës e që lidhej me vitet kontributdhënëse ’89-’99 falë përkushtimit të madh të SBASHK-ut dhe vullnetit të mirë të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës ka gjetur zgjidhje pozitive.

SBASHK-u gjatë kësaj jave është takuar me zëvendës kryeministrin e Kosovës.Kujtim Shala, me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, me shefin e grupit parlamentar .Adem Grabovci dhe pas një dialogu të sinqertë është organizuar një takim me ministrin e MPMS Arban Abrashi me anëtarë të kabinetit të tij dhe delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa dhe këshilltari për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.

Në këtë takim është hetuar angazhim i përbashkët dhe i sinqertë dhe prandaj çështja e ngritur ka gjetur zgjidhje.

U arrit marrëveshja që vitet ’89-’99 edhe në praktikë të njihen si kontributdhënëse dhe kjo u mundëson gjithë të punësuarve në arsim që deri tani nuk e kanë gëzuar pensionin e plotë të punës të aplikojnë rishtazi duke sjellë në sektorin e pensioneve dëshminë e vërtetuar nga shkolla ku ka punuar në ato vite dhe të njëjtin ta vërtetoj edhe në MASHT.

Ky është një lajm i gëzuar për SBASHK-un, ngase nuk do të ketë më mësimdhënës që pensionohen e që do të ndihen të dëmtuar, por ata do ta gëzojnë pension aktual prej 158 euro dhe duke dorëzuar dokumentet tjera për kualifikimin dhe vitet e tërësishme të pensionit do të marrin pension të përshkallëzuar sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme