Osmani dhe Prattipati flasin për Banjskën dhe zhvillimet në vend

18:14 | 7 Shtator 2024
R J

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me të Ngarkuarën me Punë të misionit të ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Osmani e Prattipati folën për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në zhvillimet e sigurisë dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

“Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta”.

“Tutje, pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, Osmani tha gjatë takimit se ekzistimi i strukturave ilegale në veri, e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb dhe se luftimi i strukturave ilegale, sipas saj, është në dobi të vetë qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme