Pensilvania, Arizona dhe Teksasi janë ndër shtetet amerikane që po përfitojnë më së shumti nga financimet dhe investimet për armatosjen e Ukrainës, sipas Pentagonit.
ShBA-ja ka shpenzuar miliarda dollarë – dhe më shumë se çdo partner tjetër – për të financuar Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022.
Një përmbledhje e shpenzimeve e publikuar nga qeveria tregon se Arizona ka përfituar 2.02 miliardë dollarë (mbi 1 miliard e 800 milionë euro) nga shpenzimet dhe investimet e lidhura me Ukrainën, ndërsa Teksasi ka përfituar 1.85 miliardë dollarë (mbi 1 miliard e 600 milionë euro).
Pensilvania, një shtet kyç në zgjedhjet presidenciale të ardhshme, ka përfituar më shumë se çdo shtet tjetër me 2.52 miliardë dollarë (mbi 2 miliardë e 200 milionë euro), shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.
Administrata Biden ka theksuar që nga viti i kaluar se shumë nga armët e dërguara në Kiev do të zëvendësohen përmes kontratave të reja, me vlerë miliarda dollarë, të fituara nga kompani amerikane që punësojnë punëtorë amerikanë.
Megjithatë, Republikanët po bëjnë thirrje që ndihmat për vendet e huaja, përfshirë Ukrainën, të ndalen dhe që financimet të drejtohen fillimisht brenda vendit para se të dërgohen jashtë.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...