Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po i shfrytëzon bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë.
Osmani tha se shteti serb, edhe njëherë po tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, dhe nuk i intereson fqinjësia e mirë.
Duke komentuar bllokadat në pikëkalimet kufitare me Serbinë, Osmani tha se kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë.
“Edhe këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, të cilat në mënyrë të veçantë kanë tentuar të terrorizojnë qytetarët shqiptar të cilët donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare kanë vetën një qëllim që të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë por në të të njëjtën kohë e tregojnë lidhmërinë e drejtpërdrejt të shteti serb me dhe bandave kriminale që i kanë organizu këto bllokada. Sepse siç e dini policia serbe ka qenë aty dhe të gjitha këto krime ndodhën para syve të tyre, që tregon bashkëveprimin me këto organizata të cilat vazhdimisht kontribuojnë vetëm në destabilizim”, tha Osmani përcjell Arbresh.info.
Presidentja i bëri thirrje aleatëve ndërkombëtarë që të dalin me qëndrim publik, lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve të Kosovës.
Dhe që sipas saj kanë tendencë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë në mënyrë qe t’i bëhet presion Serbisë për organizime të tilla të cilat janë shkelje jo vetëm e parimeve bazike të fqinjësisë së mirë dhe lirisë së lëvizjes por janë edhe shkelje e marrëveshjes së Brukselit”, theksoi Osmani.
Ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë që të mos lejohet që ky destabilizm të krijojë tensione brenda territorit të Kosovës./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...