Tërmet i fuqishëm godet Turqinë qendrore, sa ishte magnituda

10:49 | 7 Shtator 2024
K.B

Një tërmet me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter goditi sot rajonin qendror të Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti u regjistrua në orën 09:31 me orën lokale, 34 kilometra nga Gaziantep, me një epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash, tha EMSC.

Më pas pasuan dy tërmete me intensitet më të ulët, me magnitudë 1.9 dhe 2.5 gradë. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.

Meqë ra fjala, në shkurt të vitit 2023, Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues prej 7.8 gradësh të shkallës Rihter, ku humbën jetën 44.218 persona./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme