Google ADS

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë

10:37 | 7 Shtator 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Osmani tha se 7 shtator i vitit 1990, dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë.

“Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi.
Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës”, tha Osmani.

Sipas saj miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008.

“ Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, theksoi presidentja Osmani./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

34 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Të ngjashme