Shqipëria është një nga ato vende që ka pasur suksesin më të madh vitet e fundit – duke tërhequr një numër në rritje të vizitorëve ndërkombëtarë, veçanërisht në periudhën e verës, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “TTi Viaggi”.
Falë plazheve të bukura, ujërave të pastra dhe kostos së ulët të jetesës, sot shumë turistë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve.
Prej disa vitesh, sidomos pas pandemisë së Covid-19, luftës në Ukrainë dhe të gjitha problemeve që lidhen me inflacionin, rritjen e kostos së jetesës, kushdo që shkon me pushime kërkon të kursejë sa më shumë që të jetë e mundur, pa sakrifikuar cilësinë.
Pikërisht duke pasur parasysh këtë, disa vende kanë filluar të rivalizojnë gjigantët turistikë si Greqia apo Spanja, duke u bërë destinacionet e preferuara për pushime verore me kosto të ulët.
Mes tyre kryeson Shqipëria, e cila përveçse është kthyer në një destinacion perfekt për të rinjtë – dhe për ata që kanë një buxhet të kufizuar për të investuar për pushime.
Falë politikave të saj sociale, vendi mesdhetar ka filluar të tërheqë edhe turistë të moshës së tretë dhe investitorë të huaj.
Ka disa faktorë që e bëjnë Shqipërinë të suksesshme. Vendi ballkanik është ende një destinacion pak i njohur, megjithëse numri i turistëve që e vizitojnë atë është në rritje – dhe nuk është prekur ende nga turizmi masiv.
Në Shqiperi do të keni mundësinë të hani mirë dhe shpenzoni pak, akomodimet janë të një standardi të lartë por me çmime të ulëta.
Gjithashtu, në vend ofrohen plazhe të mrekullueshme me kosto të përballueshme./abcnews.al
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite