Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mbylljes së pikës kufitare në Merdarë, nga protestuesit serbë.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, tha se ekstremistët serbë po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste qytetarët tanë
“Pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serbë brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë”, shkroi ministri.
“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”, u shpreh tutje Sveçla.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...