Kurti vizitoi festivalin tradicional “Hardh Fest”

22:13 | 6 Shtator 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizitoi sot festivalin tradicional “Hardh Fest'”, që mbahet në Komunën e Rahovecit.

Kryeministri Kurti veçoi faktin që këtë festival e vizitojnë 100 mijë veta, teksa bëri ftesë publike që sa më shumë qytetarë ta vizitojnë atë deri me 8 shtator sepse kështu i mbështesim prodhuesit vendorë të cilët janë bërë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe eksportet e shtetit.

“Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.3 milionë janë për eksport, dhe këtu ka kontribuar shumë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila i ka mbështetur vreshtarët me 1050 euro për hektar, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 cent për litër nga 4 cent sa ishte më herët”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai shtoi se deri më tani, gjatë qeverisjes sonë, fermerët e vreshtarët të Komunës së Rahovecit janë përfitues të 21 milionë eurove përmes granteve e subvencione, ndërsa deri në fund të vitit kjo shifër do arrijë deri në 26 milionë.

Krahas mbështetjes së vreshtarëve dhe vrerëtarëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Festivali “Hardh Fest” mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të ngjashme