Zëvendësdrejtori i për rajonin e veriut, Veton Elshani është shprehur se gjithçka është nën kontroll në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, ku janë paralajmëruar bllokada nga ana e serbëve, të cilët duan që të tërhiqet Policia e Kosovës nga veriu, dhe KFOR-i ta merr në mbikëqyrje.
Ndër të tjera, Elshani tha se nëse protestuesit tentojnë të hyjnë në Kosovë, policia është e gatshme për veprimet e mëtutjeshme.
“Nuk kemi informacion për numrin e protestuesve, për neve nuk është me rëndësi se sa persona janë, munden me qenë me mijëra por janë në pjesën e tyre, nëse tentojnë të hyjnë në anën tonë, ne jemi këtu. Nuk parashihet se do të ketë probleme në veri, e në bazë të bllokadës dhe do të veprojmë”, u shpreh zëvendësdrejtori.
Po ashtu, Elshani tha se nuk janë të nevojshme të shtohen forcat e KFOR-it, pasi sipas tij gjithçka është në rregull, e kurrë më mirë s’ka qenë.
“Nuk ka nevojë për forca të shtuara të KFOR-it pasi asgjë nuk do të ndodh në veri, nëse tentojnë të vijnë në veri ne këtë punë kemi, të sigurohemi që nuk kallet pika kufitare, dhe i marrim masat e duhura. Gjithçka është në rregull, kurrë më mirë s’ka qenë”, tha Elshani në Kosova Today të Klan Kosova.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...