Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar dy person për veprën ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.
Prokuroria ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R. O., person zyrtar, në zyrën e gjendjes civile në komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 427 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Siç thuhet tutje në njoftimin nga Prokuroria, bëhet me dije se lidhur me këtë rast është ndaluar edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale F. V., në kohëzgjatje prej 48-orësh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ndaj të dyshuarit R. O. brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...