Policia e Kosovës po e shënën 25 vjetorin e themelimit me aktivitete të ndryshme.
Në ceremonin solemne ishin të pranishëm personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se jam shumë i lumtur që ndodhem në mesin tuaj, 25 vite më parë u themelua policia që ishte domosdoshmëri e vendit.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në mesin tuaj. 25 vite më parë u themelua policia që ishte domosdoshmëri e vendit. Populli jonë i vuajtur e përjetoi lirinë dhe aty janë themelet e Policisë së Kosovës. Bashkëpunimi i ngushtë shërbimi i përvojave me institucionet ndërkombëtare kanë bërë që policia të jetë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë”, tha ai.
Sveçla tha se këtë 25 vjetorë ritheksoj mbështetjen time për integritetin e policisë sonë.
“Më policët e rënë në detyrë shpreh admirim për ta ku 23 heronjtë tanë dëshmuan se mbrojnë betimin e dhënë dhe sovranitetin e vendit. Në këtë 25 vjetorë ndajmë suksese të përbashkëta. Pothuajse 4 vite në mandat policia ka shënuar arritje gjë jashtëzakonshme në goditjen e kontrabandave dhe shtrirjen e sovranitetit sidomos në veri të vendit. Këtë muaj bëhen një vit nga sulmi terrorist ku në pritën e organizuar u vra afrim Bunjaku, ku policia mbrojti aneksimin e vendit tonë. Këtë 25 vjetorë ritheksoj mbështetjen time për integritetin e policisë sonë. Shpreh mirënjohje për të gjithë partnerët tanë që kanë kontribuar që policia të jetë në krye të detyrës. Ju uroj të gjithë policisëvë këtë datë të shënuar qofshi shembulli më i mirë dhe shtylla më e fortë për të ardhmen”, tha Sveçla./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?