Kurti: E admiroj përkushtimin e policisë që përkundër sfidave e veshën uniformën dhe shërbyen pa dallim

12:08 | 6 Shtator 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e 25 vjetorit të Policisë së Kosovës theksoi se është i nderuar që ndodhet në atë mes për të festuar çerekshekullin e këtij institucioni.

Kurti tha se e admiron përkushtimin e policisë që përkundër sfidave e veshën uniformën dhe shërbyen pa dallim.

“25 vjet më parë me funksionalizimin e policës në shkollën në Vushtrri, u vu një prej institucioneve të para që mes dhimbjeve të mëdha të luftës sytë i kishte ka rimëkëmbja. E admirojmë përkushtimin e tyre që përkundër sfidave veshën uniformën dhe shërbyen pa dallim”, tha Kurti.

Kurti tha se që nga themelimi policia ka pasur mbështetje nga OSBE-ja kjo përkrahje e bëjnë policinë tonë më të fortë dhe më profesionale për të siguruar rendin dhe ligjin.

Ai në këtë 25 vjetor shprehi mirënjohje për të gjithë pjesëtarët në detyrë anë e mbanë vendit tonë.

“Historiku i çerekshekulli mban 23 heronjtë që dhanë jetën për Kosovën. Institucionet tona shprehin mirënjohjen e përjetshme sepse ata mbajnë shtyllat e shtetësisë sonë. Shërbimi me integritet i bazuar në ligjet tona janë drejtimet ku duhet të fuqizohet policia jonë”, u shpreh Kurti.

Kurti foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku tha se policia ka dëshmuar se me profesionalizëm arrihet mbrojtje e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

“Të nderuar pjesëmarrës për vlera që dëshmon Policia e Kosovës ne mbetemi shembull suksesi. Policia e Kosovës me 60 gjenerata vazhdon të mbetet institucioni më i besuar nga qytetarët tanë. Ju uroj të gjithëve themelimin e 25 vjetorit të policisë sonë të dashur”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme