Google ADS

Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKUK, policia nis hetimet

09:02 | 6 Shtator 2024
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin 24-orësh, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim, ndërsa është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Prishtinë,05.09.2024-15:40. Nga QKUK është raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme