Me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla homologu turk, Hakan Fidan do të vizitoj të premten (6 shtator) Kosovën.
Sipas mediave turke, vizita e Fidan në Kosovë synon të forcojë dhe thellojë më tej marrëdhëniet tashmë të forta mes dy vendeve, transmeton Arbresh.info.
Fidani do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe gjeneralmajor Ozkan Ulutas nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR).
Diskutimet do të mbulojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, çështjet rajonale dhe çështjet e sigurisë, me fokus të veçantë në luftimin e FETO-s, grupit terrorist që qëndron pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi.
Fidan pritet të theksojë pritshmërinë e Turqisë që Kosova të forcojë bashkëpunimin e saj.
Gjithashtu do të ketë përpjekje për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë turke në Kosovë dhe është planifikuar takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Kryediplomati turk pritet të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën, zona me një popullsi të konsiderueshme turke dhe të takohet me Fikrim Damkën, kreun e Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe anëtarë të tjerë të komunitetit turk./Arbresh.info
Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin
Franca lëshon urdhërarrest të ri për Assadin
Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëv...
Disa persona përfshihen në një konflikt në Ferizaj, arrestoh...
Qytetari ankohet për gjendjen e rrugës së një shkolle në Fer...
Aksidentohet vetura e policisë në Drenas, lëndohen tre perso...