Në Serbi kanë paralajmëruar se nesër (6 shtator) do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.
Bëhet e ditur se sipas deklarimeve do të bllokohen vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimi Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi në Konçul nuk do të bllokohet tani për tani.
Lidhur me këtë, nga Policia e Kosovës, në veri, kanë thënë se, si çdo herë, edhe tani kanë plan operacional.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se policia ka planet operacionale dhe nuk e zë diçka në befasi.
“Gjithmonë kur kemi informacione se diçka mund të ndodhë ne kemi planet operacionale nuk na zë diçka në befasi në rast se kemi bllokim të pikave kufitare”, tha Elshani, për Arbresh.info.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi dhe të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet mes Kosovës e Serbisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...