Google ADS

Lazio nuk e përfshin në skuadër Elseid Hysajn për sezonin e ri

16:17 | 5 Shtator 2024
D.H

Elseid Hysaj nuk është përfshirë nga Lazio në skuadër për edicionin e ri 2024/25.

Skuadra kryeqytetase ka publikuar listën përfundimtare të sezonit dhe jashtë kanë mbetur mbrotjësi shqiptar, Elseid Hysaj dhe mesfushorin italian Gaetano Castrovillin.

Lazio ka një përzgjedhje shumë të kufizuar sepse ka kaq pak lojtarë vendas, por lojtarët U-22 mund të përdoren në listën B.

Skuadra është gati për sistemin e ri të Ligës së Evropës, që për ta fillon me Dinamo Kyiv në terren neutral më 25 shtator.

Ata presin Nice më 3 tetor, udhëtojnë te FC Tëente më 24 tetor, mirëpresin Porton më 7 nëntor dhe Ludogorets më 28 nëntor, vizitojnë Ajaxin më 12 dhjetor, presin Real Sociedadin më 23 janar dhe përfundojnë në Braga më 30 janar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme