Radoniqi pret në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së, i bën dhuratë hartën e Kosovës

16:16 | 5 Shtator 2024
E.H

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

KQZ njofton se Radoniqi e ka falënderuar ambasadorin Davenport për kontributin e tij në mbështetje të KQZ-së.

Radoniqi kujtoi së fundmi edhe pranimin e softuerit të KQZ-së i zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së, përmes së cilit do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore.

Me këtë rast, Radoniqi ndau mirënjohje për ambasadorin Davenport për kontributin dhe pëkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Arbresh.info

Të ngjashme