Një operacion policor në bashkëpunim me DEA-n amerikane është zhvilluar në Romë, ku janë arrestuar 10 persona, që i përkisnin një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e narkotikëve, veçanërisht kokainës.
Operacioni u finalizua me sekuestrimin e mbi 72 kg kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin e Civitavecchia dhe të një plantacioni marijuanë të gjetur brenda një vile në brendësi të Romës.
Më tej, u dokumentua blerja nga Spanja e mbi 50 kilogramëve hashash të llojit “polen”, si dhe disa episode të shitjes “me shumicë” të lëndëve narkotike, mbi 30 kilogramë marijuanë.
Banda, me shqiptarë dhe italianë, drejtonte dhe kryente shpërndarjen e narkotikëve në Romë,ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, përfshi edhe kallashnikovë.
Operacioni, i përqendruar në Tor Bella Monaca, filloi në agimin e 4 shtatorit. Urdhër-arrestet u firmosën nga Drejtoria e Anti-Mafia në Qarkun e Romës, pas një hetimi mes policisë lokale, me mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim me DEA,
Banda kishte një numër të konsiderueshëm “punonjësish” të cilët ishin përgjegjës për menaxhimin e zonave të tregtisë së drogës, duke aplikuar edhe metodat e kërcënimeve dhe dhunës ndaj atyre që konsideroheshin si rivalë.
Gjatë akisionit policia sekuestroi armë të kalibrit të madh si pushkë gjahu dhe kallashnikovë./euronews.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...