Google ADS

Osmani: Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura

14:55 | 5 Shtator 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo e ka falënderuar ministren finlandeze për mbështetjen e shtetit të saj për  Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.

“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!”, thuhet në njoftim.

“Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, theksoi ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme