Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës i disa prej akseve rrugore kryesore të vendit.
Fillimisht nis monitorimin e 200 kilometrave të para, ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë – aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.
Kjo qendër do të ketë pjesë të saj punonjës nga ARRSH, DPSHTRR, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, AKSHI dhe Urgjenca Kombëtare, të cilët do të përpunojnë në kohë reale të gjitha të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, që do të instalohen në disa nga pika kyçe të akseve rrugore.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën nga afër punimet e realizuara në këtë Qendër.
Balluku e cilësoi QKMT si një prej projekteve më të rëndësishëm dhe inovatore, ku pjesë e së cilës do të jenë disa agjenci të shtetit shqiptar, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Afro 200 punonjës do të jenë pjesë e kësaj Qendre të cilët do të mbikëqyrin në kohë reale akset rrugore të vendit.
“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut, një nukël e re e cila do të përfshijë brenda saj 4 nga ministritë kryesore me agjencitë përkatëse që ndikojnë në trafikun rrugor shqiptar, por edhe në disa komponentë të tjerë që sigurisht kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Bëhet fjalë për një Qendër model, një Qendër moderne e cila do të kontrollojë trafikun në akset kombëtare. Nisim me 200 kilometrat e parë dhe bëhet fjalë për akset më të rëndësishme”, u shpreh Balluku.
Të dhënat që kjo qendër do të administrojë, shtoi më tej zëvendëskryeministrja, do të shërbejnë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, si dhe do të evidentojë edhe pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë.
“I gjithë procesi që do të ndodhë këtu do të shërbejë edhe si një udhërrëfyes i bazuar në raporte, në data dhe në fakte, për të përmirësuar cilësinë e sistemit tonë rrugor dhe nga ana tjetër për të përmirësuar edhe të gjithë punën e njësive operacionale, qofshin këto të Policisë Rrugore apo të drejtorive rajonale të ARRSH-së. Kështu që këtu kemi disa komponentë të rëndësishëm që do të na ndihmojnë në punën tonë për të rritur sigurinë rrugore, por nga ana tjetër për të bërë investime në mënyrën e duhur dhe për të eliminuar të gjithë ato problematika që sot mund të ketë sistemi rrugor”, vijoi më tej Balluku.
Drejtori i ARRSH bëri të ditur se me përfundimin e instalimit të sistemeve kompjuterike do të nisë faza e testimit të QKMT, por edhe kamerave që do të instalohen në akset rrugore, numri i të cilave do të jetë rreth 150.
“Kemi përfunduar punimet për ndërtimin e godinës. Aktualisht jemi në terren në 200 kilometrat e parë për instalimin e kamerave apo tabelave VMS që do të shërbejnë për të njoftuar qytetarët në lidhje me trafikun. Tre mujorshin e parë të vitit që vjen do të jemi në fazën e testimit të të gjithë pajisjeve, si dhe Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut”, tha Gjyli.
Krahas punimeve në godinën e QKMT po punohet edhe në akset rrugore ko do të vendosen kamerat dhe monitorët.
/ rtsh.al /
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...