Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për deklaratat e përfaqësuesit të tyre në raport me Rusinë. Sipas tij, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin por jo në BE.
”Zoti president Aleksandër Vuçiq, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta. Miqësia me kriminelët e luftës+çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por definitivisht jo në BE”, ka shkruar Roth në ‘X’.
Edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka theksuar se mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm evropianë që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët e tij: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar, agresive të Rusisë. kundër Ukrainës”, tha ai për N1.
Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin, gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, ka deklaruar se Serbia e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë./rtk
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...