Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Fondacioni i tij vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera.
Pacolli ka ndarë një fotografi në rrjetin e tij social në Facebook, ku duke e komentuar veshmbathjen e tij ka thënë se e tregon më së miri gjendjen e vështirë financiare, shkruan Arbresh.info
Duke treguar për kushtet e rënda të jetesës që kishte atëherë, Pacolli thekson se që atëherë se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër.
“Qysh nga ajo kohë kam kuptuar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Andaj Fondacioni im vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje”, ka shkruar ish presidenti Pacolli.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Kjo fotografi është nga periudha kur isha student në Prishtinë. Veshmbathja ime tregon më së miri gjendjen e vështirë financiare timen.
Shpesh herë më vinte zor të nxirrja edhe bukën në prani të nxënësve të tjerë, pasi që unë e merrja me vete të hënën, ndërsa kthehesha nga Mareci, dhe atë bukë e kisha për tërë javën.
Deri të mërkurën ose të enjten, ajo bukë hahej disi, por pastaj mykej dhe bëhej e papërdorshme. Ditë tjera të javës duhej disi ti kaloja, për të blerë bukë tjetër nuk ishte mundësia sepse nuk kisha asnjë qindarkë me vete, zgjidhja e vetme ishte të merrja rrugën këmbë për në Marec, shpesh më ndodhke dy herë në javë.
Qysh nga ajo kohë kam kuptuar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Andaj Fondacioni im vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje.
Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!/Arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...