Mbretëria e Bashkuar u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në veri të Kosovës. Kjo është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, FCDO.
FCDO e ka vendosur veriun e Kosovës në pjesën e vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandohet të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.
“FCDO këshillon që të mos udhëtohet në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër, përveç rasteve të domosdoshme. Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona”, thuhet në njoftim.
FCDO nëpëmjet njoftimit u jep këshilla britanikëve për sigurinë në pjesë të Kosovës.
“Që nga dhjetori 2022 ka pasur përplasje të dhunshme dhe incidente me granata dhe shpërthime automjetesh. Jini të kujdesshëm dhe shmangni tubimet publike, veçanërisht rreth zonës së Urës së Austerlitzit (Ura kryesore e Ibrit) që ndan Mitrovicën veriore dhe jugore”, thuhet në njoftim.
Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe, thekson se ekziston rreziku i protestave në komunat veriore të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër dhe se ato kanë potencialin të bëhen të dhunshme.
“Ju duhet t’i shmangni tubimet publike, mitingjet politike dhe protestat, kontrolloni mediat lokale, konsultohuni me recepsionet e hoteleve për këshilla, regjistrohuni për të marrë njoftime me email kur kjo këshillë përditësohet”, i ka këshillur FCDO britanikët.
Gjithashtu FCDO ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes pikave kufitare Jarinjë, Leposaviq dhe pikës tjetër në Zubin Potok./rtk
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...