Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen ka arritur në Kosovë.
Ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur ambasada e Finlandës në Kosovë me anë të një njoftimi në Facebook.
Gjatë kësaj vizite Valtonen do të ketë takim me drejtues të institucioneve të Kosovës.
Ajo fillimisht do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Pas takimit, ministret do të mbajnë konferenca për media.
Ndërkaq në orën 15:00, Valtonen do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti. /Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...