Google ADS

Osmani: Jemi krenarë që botës i dhamë nënën më të madhe që njohu njerëzimi, Gonxhe Bojaxhiun, të Shenjtën Terezë

09:47 | 5 Shtator 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Osmani ka thënë se sot në Ditën e Humanizmit, nderojmë jo vetëm jetën dhe trashëgiminë e një gruaje të jashtëzakonshme, por edhe vlerat që ajo mishëroi – dhembshurinë, dashurinë dhe shërbimin ndaj njerëzimit.

“Nënë jonë Terezë mbetet një fanarë dhembshurie, përulësie dhe shërbimi vetëmohues ndaj njerëzimit. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, me krenari e identifikoi veten si shqiptare, ndaj vepra e saj jetësore gjithnjë na mbushë zemrat me krenari e frymëzim”, ka shkruar Osmani në Facebok.

Presidentja ka thënë se në 27 vjetorin e ikjes në amshim e kujtojmë me respekt dhe jemi krenar që botës i dhamë nënën më të madhe që njohu njerëzimi, Gonxhe Bojaxhiun, të Shenjtën Terezë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme