Google ADS

Asgjësohen 100 bimë të llojit kanabis sativa të cilat ishin gjetur në një zonë malore në Koshare

09:36 | 5 Shtator 2024
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë asgjësuar 100 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas njoftimit, të njëjtat ishin gjetur në një zonë malore në Koshare, shkruan Arbresh.info.

“KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE Koshare, Gjakovë / 31.07.2024 – 10:00. Më 04.09.2024 me urdhër të prokurorit janë asgjësuar 100 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa të cilat ishin gjetur në një zonë malore në Koshare.”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Të ngjashme