Disa zakone që ne mendojmë se janë të padëmshme, në fakt përfundojnë duke na shkatërruar jetën. Megjithatë, ne i përsërisim ato çdo ditë dhe menjëherë pendohemi. Jetoni jetën tuaj në maksimum duke hequr qafe këto zakone të këqija
Shtatori thuhet shpesh se është si janari, pra fillimi i vitit! Kthimi në shkollë për fëmijët, kthimi në punë pas pushimeve apo në të gjitha angazhimet personale, bëjnë që njerëzit të kenë një sy kritik ndaj vetes
Por, përtej qasjes personale, ka disa zakone negative që duket se ju pengojnë në jetën e përditshme dhe për pasojë edhe në lumturinë tuaj.
Ekspertët japin shpjegimet e tyre!
1. Mendimet e vazhdueshme negative
Momente negative shpesh rikthehen, gjatë një bisede me të tjerët apo me veten dhe njerëzit duhet ta dinë se kjo situatë thjesht i bën ata më fiksuar. Rezultati? Ju jetoni me të kaluarën dhe nuk shijoni kënaqësitë e së tashmes. Sipas pedagoges Susan Nolen-Hoeksema, shumica e të rinjve përfshihen në grupe yoga apo meditimi, vetëm për të larguar mendimet negative nga koka, shkruan Grazia.
2. Ndjesia e perfeksionit toksik
Nën maskën e një kërkese të vazhdueshme për lumturinë, perfeksioni ndikon shumë në jetën tonë. “Ne jemi të zhytur në një kulturë të ‘lumturisë së detyrueshme’ që na nxit të jemi të përsosur në të gjitha fushat,” shpjegon psikologu Frédéric Fanget. Për të shmangur këtë zakon të keq, ai sugjeron që të vendosni prioritete dhe t’i jepni vetes leje të jeni të papërsosur.
3. Injorimi i ritmit biologjik
Të kuptuarit orës së brendshme ndihmon në rregullimin e aspekteve të tilla si hormonet, gjumi dhe nivelet e energjisë. Psikiatria Marine Colombel thotë se: “Pak funksione fiziologjike i shpëtojnë kontrollit të orës sonë të brendshme dhe duke shkuar kundër kësaj, ju prishni një pjesë të mënyrës së funksionimit të trupit tuaj.”
4. Pranimi i marrëdhënieve toksike
Si mund të përqendroheni në një mënyrë jetese të shëndetshme nëse mbani marrëdhënie toksike? Një mjedis toksik kushtëzon gjithë jetën tonë të përditshme. Ju mund ta lini veten të “helmoheni” dhe të zhvilloni zakone të këqija në lidhje dashurie, por këto sa më shumë zgjaten, më shumë ju shtypin.
5. Të qenit një kontrollues kronik
Mes kaosit të botës jashtë dhe përditshmërisë, e vetmja gjë që ne shpesh ndiejmë në kontroll është vetvetja. Përpjekja për të menaxhuar gjithçka, kthehet në një zakon të keq, gati frenues për funksionimin dhe lumturinë tuaj.
6. Nuk vendosni kufij
Frika e humbjes së një lidhjeje apo punës janë të gjitha pjesë e frikërave me të cilat njerëzit jetojnë çdo ditë. Por, nëse keni këtë lloj qasjeje që çon në më shumë shqetësim, stres apo zhgënjim, të gjitha këto janë argumente që të vendosni kufij dhe të pajtoheni me veten dhe mënyrën tuaj të të bërit të gjërave.
7. Mungesa e guximit
Nuk e kemi fjalën për guximin e tepruar për sjellje apo mendime të gabuara, por për një lloj guximi për të përballuar mendimet dhe përditshmërinë me shumë vendosmëri. Ndaj, guximi nuk duhet të mungojë në familje, në punë, në shoqëri dhe kudo, nëse doni që të jeni të lumtur. /Telegrafi/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...