Google ADS

Mini Cooper njofton “tërheqjen” e mbi 140 mijë modeleve për shkak të një defekti që mund të shkaktojë zjarr

22:52 | 4 Shtator 2024
E.H

Më shumë se 12,000 automjete elektrike Mini Cooper SE po “tërhiqen” nga SHBA-ja.

Bëhet e ditur se kjo është pjesë e një përpjekjeje të “tërheqjes” globale që prek mbi 140,000 Mini EV që mund të kenë një problem me bateritë e tyre.

Tërheqja prek 12,535 Mini Cooper SE 2020-2024. Sipas raportit të sigurisë të Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, bateria e tensionit të lartë mund të mos jetë prodhuar sipas specifikimeve të prodhuesit të automjeteve.

Dokumenti nuk specifikon një shkak të drejtpërdrejtë, duke theksuar se bateria mund të ketë tension të lartë i cili mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme.

Defekti mund të çojë në një qark të shkurtër, duke mbinxehur baterinë dhe duke shkaktuar një zjarr.

Përditësimi është falas dhe prodhuesi i automjeteve do të fillojë të njoftojë pronarët më 7 tetor. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme