Vazhdojnë aktivitetet sportive me rastin e shënimit të 25 vjetorit të policisë

21:44 | 4 Shtator 2024
K.B

Policia e Kosovës ka zhvilluar aktivitete sportive në vazhdën e shënimit të 25-vjetorit të këtij institucioni.

Pjesëtarët e policisë kanë zhvilluar një ndeshje volejbolli me ekipin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Ndeshja u zhvillua në një frymë mjaft miqësore dhe duke shfaqur një atmosferë festive.

“Pjesëtarët e Policisë përveç angazhimeve në ruajtjen e rendit dhe ligjit kanë treguar në vazhdimësi rezultate afirmative edhe nëpër turne të ndryshme sportive të mbajtura si brenda edhe jashtë vendit, ashtu siç treguan sot edhe ekipa e fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportiv”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Të ngjashme