Google ADS

Bislimi pret në takim ambasadoren e re holandeze, flasin për heqjen e masave dhe rrugën e duhur drejt BE-së

19:44 | 4 Shtator 2024
E.H

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka pritur në takim mikpritës ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Bislimi përmes një postimi në platformën X ka thënë se me Boven folën për thellimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovë. Mezi pres që të punojë ngushtë me ju ambasadore”, ka shkruar Bislimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme