Për nderë të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot kanë nisur mbajtja e aktiviteteve të ndryshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marr pjesë në parakalimin e e fëmijëve me pjesëtarët e policisë, të cilit i priu djali i heroit Afrim Bunjaku, Fatlumi.
“Parakalimit të fëmijëve me pjesëtarë policorë sot i priu Fatlumi i uniformuar, djali i Heroit Afrim Bunjaku, teksa pas tij në radhë ishin fëmijët e nipërit e Heronjve tanë të rënë në krye të detyrës, fëmijë nga radhët e komuniteteve e ata me nevoja të veçanta. Ky është mesazhi më i fuqishëm që japim në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Përkundër çdo sfide që na del përpara, do i shërbejmë Republikës sonë me përkushtim, nder e dinjitet”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
“Me aktivitete të tjera kulturore e sportive, bashkë me këta fëmijë, me Kryeministrin Albin Kurti e Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, hapëm aktivitetet e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. E ardhmja e sigurtë e prosperuese për brezat tanë të rinj janë qëllimi ynë i punës së përditshme”, tha tutje Sveçla./Arbresh.info
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...