Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka kërkuar falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Podujevë, pas gabimit matematikor që bëri sot gjatë qëndrimit atje.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se nga malli për bankat shkollore ngatërroi zgjedhjen e ekuacionit, përcjell Arbresh.info.
Përveç kërkim faljes, Kurti i ka përshëndetur nxënësit dhe u ka treguar se i do shumë.
Postimi i plotë:
Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”
Të dashur nxënës,
Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0.
Ju përshëndes e ju dua fort,
Albini
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...