Pas takimeve zyrtare në Letuani, në ditën e tyre të vizitës zyrtare, kreu i shteti shqiptar, Bajram Begaj shkoi në terrenin e ushtarakëve.
Fillimisht Begaj u prit me një paradë ushtarake, në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Ādaži, në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds.
Bashkë me të Begaj qëndroi mes ushtarëve, të Divizionit Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka.
Më pas një takim veçmas me forcat e armatosura të Shqipërisë, ku vlerësoi kontributet dhe përkushtimin e tyre. Gjatë bisedës me ushtarakët, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për sakrificat e tyre, duke i garantuar mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.
Gjatë vizitës në Kamp Adazi, kreu i shtetit nderoi dy Dëshmorët e Atdheut, që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushin, duke kryer homazhe në memorialin e tyre./abcnews.al
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...