Maqedonci pret në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së italisë në Kosovë, Kolonel Cristian Margheriti

16:52 | 4 Shtator 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes të Italisë në Kosovë, Kolonel Cristian Margheriti.

Në takim ka marr pjesë edhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu

“Me këtë rast, Kolonel Margheritin e falenderova për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Italisë. Kolonelit i dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme