Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya ka zgjedhur që këtë verë të kalojë disa ditë pushimi në vendin tonë. Ai ka preferuar që pas bregdetit të Vlorës, të vizitojë dhe kryeqytetin Tiranën.
Erkan nuk ka nguruar të ndajë disa pamje në rrjetet sociale, ku shihen rrugën e Tiranës në mbrëmje të populluara.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar aktori krahas videos, ku ka etiketuar Tiranën, Vlorën dhe Shqipërinë.
Kujtojmë që Erkan Petekkaya u bë i famshëm në vendin tonë, përmes serialit “Fate të kryqëzuara”, në të cilin luante rolin kryesor./abcnews.al
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...