Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që dyshohet se ra nga ballkoni në Pejë

16:17 | 4 Shtator 2024
R J

Një burrë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë.

Pas trajtimit që ka marrë në emergjencën e spitalit të Pejës, ai u dërgua për trajtim në QKUK.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka dhënë drejtori i emergjencës Naser Syla.

Syla tha për Arbresh.info se gjendja e tij është e rëndë por stabile.

“Tash i kryjmë ekzaminimet e nevojshme. Është i vetëdijshëm. Nuk është në aparat, por në terapi me analgjetik dhe sedacion”, tha Syla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme