Shqipëri, shuhen 23 vatra zjarri, vetëm dy vatra akoma aktive

15:35 | 4 Shtator 2024
A Z

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 25 vatra zjarri.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se falë reagimit të shpejtë dhe të organizuar të strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë shuar 23 vatra zjarri.

“Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe helikopterit Cougar”.

“Vijojnë të mbeten aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në: në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë dhe në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz. Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri Cougar. Angazhimi i këtyre forcave ka sjellë stabilizimin e situatës në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme