Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për mundësinë e vizitës së tij në Mitrovicë. Ai ka thënë se do të vizitoja Mitrovicën nëse do ta lejonin forcat ndërkombëtare dhe ato të Kosovës.
“Të shkoj atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se do të shkojë jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat në Kosovë.
Vuçiq, ka thënë se nuk është e vërtetë që në Kosovë nuk funksionojnë institucionet serbe. Sipas tij, janë duke funksionuar dy më të rëndësishmet, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi./rtk
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...