Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci dhe kryetari i Komunës së Pudujevës, Shpejtim Bulliqi, po marrin pjesë në përurimin e dy shkollave të reja në këtë komunë.
Pas përurimit të shkollës në Dumosh, Kurti, Nagavaci e Bulliqi kanë prerë shiritin e shkollës “Ali Hadri” në Obrançë.
Kurti u prit me duartrokitje e brohoritje “Urime shkolla e re, ju uroj suksese edhe me të mëdha” u shpreh ai.
Kurti vazhdoi me vizitën e klasëve ku iu drejtua edhe nxënësve, ku në klasën e parë që e vizitoi po mësohej matematikë.
Kryeministri nuk humbi rastin që para nxenësve të demonstronte një detyrë të matematikës.
Pas inspektimeve te klasave, kryeministri Albin Kurti, drejtori i shkollës dhe kryetari i komunes bashkë me ministren Nagavci kanë prerë tortën ku edhe mori një dhuratë nga drejtori i kësaj shkolle. Dhurata e tij ishte një liber e shkruar nga vetë drejtori Fatmir Halimi, e titulluar “Makthi”./Arbresh.info/
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...