Në orët e hershme të së mërkurës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar nga serbë në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshohet se bëhet fjalë për një granatë dore.
“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se policia ka nisur hetimet për këtë rast.
Tutje, Elshani ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të lënduar./Arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...